Informata për Koronavirusin (COVID-19)

Koronavirusi është një lloj virusi. Si familje, koronaviruset janë të zakonshëm në mbarë botën. Koronavirusi i ri që shkakton sëmundjen COVID-19 është një lloj i ri i koronavirusit, i cili u identifikua për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës. Simptomat tipike të koronavirusit janë ethet dhe kolla, e cila mund të përparojë në një pezmatim të rëndë të mushkërive duke shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

Koronavirusi shkakton simptoma më të rënda te njerëzit me imunitet të dobësuar, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike siç janë: sëmundja e sheqerit, shtypja e rritur e gjakut, kanceri dhe sëmundjet e mushkërive.

Si të shmangni infeksionin dhe përhapjen e mikrobeve

Ka disa veprime me të cilat e ndaloni përhapjen e koronavirusit.

BËNI KËTO VEPRIME:

  • Nëse kolliteni ose teshtitni, mbuloni gojën dhe hundën me një faculetë ose me mëngë të krahut tuaj (jo me duar)
  • Menjëherë hudheni faculetën e përdorur në mbeturina
  • Lani duart shpesh me sapun dhe ujë ose përdorni xhel pastrues të duarve

MOS I BËNI KËTO VEPRIME:

  • Mos iu afroni njerëzve që nuk janë mirë me shëndet (kolliten, teshtijnë apo kanë temperaturë)
  • MOS i prekni sytë, hundën ose gojën nëse duart tuaja nuk janë të pastra

Si mund ta ndalësh përhapjen e koronavirusit?

Nëse kollitesh apo teshtinë

  • Ndale virusin me faculetë
  • Hidhe në mbeturina
  • Mbyte duke i pastruar duart me ujë dhe sapun ose me xhel të duarve

Duhet t’i pastrosh duart me sapun dhe ujë ose përdorni xhel pastrues të duarve

  • pas pushimit & pas aktivitetit sportiv
  • para bukës
  • pas arritjes në shkollë apo çerdhe
  • pas përdorimit të toaletit
  • para se të dilni nga shtëpia
  • Provo mos t’i prekësh sytë, hundën ose gojën me duar të papastra
  • Mos i shkëmbej gjërat që vijnë në kontakt me gojën tënde, siç janë gotat dhe shishet
  • Nëse nuk ndiheni mire, mos i shkëmbeni shtrojat, enët, lapsat as peshqirat

Materialet mësimore për shkollë dhe shtëpi

e-Bug rekomandon 'Antibiotic Guardian' për të rinj për aktivitetet mësimore në shtëpi gjatë pandemisë së COVID-19.

Burimet

Shkolla juaj mund të ndihmojë për ta ndalur përhapjen e mikrobeve përmes mësimeve tona argëtuese për higjienën e duarve dhe higjienën respiratore:

KS1:

Duart e tmerrshme

Super teshtitja

KS2:

Higjiena e duarve

Higjiena respiratore

KS3:

Higjiena e duarve

Higjiena respiratore

Burimet tjera:

Print:

  • ‘6 hapat për pastrimin e duarve’ posteri të cilin mund ta vendosni në banjot e shkollës

Për këshilla të përditësuara vizitoni edhe këto vegëza:

 

 

 

 

border border
border

DISCLAIMER: e-Bug was developed for use in schools pre-COVID-19 and so some activities may require modification based on your school’s distancing guidelines.

Please use your judgement and tell us how you have modified the activities, or if you would like to discuss some ideas, contact e-Bug@phe.gov.uk

Do not show me again